LajmeTë fundit

Flet Veseli për ftesën nga Gjykata Speciale: Ky lajm i rremë është një margaritar i Berat Buzhalës

Pas raportimeve të rreme për udhëtimin e Kadri Veselit për në Hagë për t’u intervestuar nga Gjykata Speciale, ka reaguar vetë Veseli, duke i quajtur këto spekulime genjeshtra, dhe në veçanti duke i qujatur margaritar të gazetarit Berat Buzhala, duke qenë se Gazeta Express qe ajo që bëri këto raportime.


Në një lidhje direkte në Info Magazine, Veseli tha se kjo nuk është asapk korrekte.

“Ky lajm është një margaritar i Berat Buzhalës, dhe nuk është asapk e vërtetë. Nuk ka një gjë të tillë, po të kisha ftesë nga Gjykata Speciale, unë vetë do të njoftoja publikisht, nuk kam pse të fshihem”, tha Veseli.

Tutje kryparlamentari tha se ndodhet në Lubjanë, për arsye familjare, dhe jo për atë që është raportuar. Gjithashtu, tha se nuk është marre për të treguar nëse do të ishte ftuar.

“Jam në një udhëtim jashtë vendin në Lubjanë, konkretisht për çështje të doktoraturës. Nuk është marre me tregu nëse do të ishta ftuar. Lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, dhe nuk kam pse për ta fshehur”, shtori Kryeparlamentari.

“Ne e kemi krijuar vetë Gjykatën Speciale, nëse do ta kishe menduar për vete, atëherë nuk do ta kisha votuar”, përfundoi Veseli