Bota

Putin mund të mbajë pushtetin dhe për 16 vite

Të gjitha rajonet ruse miratuan amendamentet e reja kushtetuese, duke i hapur rrugë kështu mundësisë që presidenti,Vladimir Putin, të mbetet në pushtet edhe 16 vjet të tjerë.

Rusia ka 83 rajone administrative por amendamentet janë miratuar edhe nga dy legjislaturat në Krime, rajon të cilin Moska e ka aneksuar me forcë nga Ukraina, në vitin 2014.

Mandati aktual gjashtëvjeçar i Putinit, i dyti rradhazi, është parashikuar të përfundojë në vitin 2024. Kushtetuta ia ndalonte garën për mandatin e tretë por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

67-vjeçari, Vladimir Putin, ka qeverisur Rusinë si president ose kryeministër për më shumë se 20 vjet./Opinion.al