Bota

Katalanët djegin fotografitë e mbretit spanjoll: Ne nuk kemi mbret!”

Protestuesit ndezën zjarr në një rrugë të madhe dhe dogjën fotografitë e mbretit duke brohoritur “Katalonja nuk ka mbret!”.

Ky rajon është goditur protesta të vazhdueshme pas burgosjes së drejtuesve separatist muajin e kaluar. Trazirat vijnë pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjës, të dytat për këtë vit.

Demonstruesve iu bashkuan anëtarët e tre partive kryesore separatiste, ndërsa administrata Katalanase e udhëhequr nga separatistët u bëri thirrje mbështetësve për t’u përmbajtur.

Mbreti – së bashku me gruan e tij, Mbretëresha Letizia dhe dy vajzat e tyre – pritet të marrin pjesë në një ceremoni çmimesh për sipërmarrës të rinj, shkencëtarë dhe artistë.