Lajme

Punimin shkencor me temën “Reformat dhe ndikimi i tyre në arsim

Mevlude Hajdari ka trajtuar punimin shkencor me temën “Reformat dhe ndikimi i tyre në arsim”

Abstrakti:
Reformat dhe ndikimi i tyre në arsim
Ky punim synon të tregojë ndikimin e reformave, problematikat dhe risit që kanë sjellë reformat në fushën e arsimit. Kur u krijuan ato, ç’rëndësi kanë për sistemin edukativo-arsimor e për shoqërinë në përgjithësi.
Reformat në sistemin arsimor për të cilat po debatohet shumë kohëve të fundit , janë të domosdoshme dhe të menjëhershme.Por reformat në sistemin arsimor nuk bëhen brenda natës dhe as duke debatuar nëpër emisione televizive.Reformat në sistemin arsimor nuk mund ti bëjnë as opinionistët , as gazetarët, as entuziastet etj., pa përgaditjen e duhur shkollore dhe pa përvojen e nevojshme të krijuar nëpër shkolla , drejtpërdrejt në procesin arsimor.
Reforma e administrimit në sektorin e arsimit synon konsiderimin e kërkimit shkencor si një ndër instrumentet e rëndësishme të menaxhimit të sistemit në nivelin e organeve drejtuese dhe të vetë shkollave .Eksperimenti në arsimin nuk është dicka e keqe , por ky eksperimentim kalon caqet hapsinore dhe kohore , atëherë ai bëhet i dëmshëm dhe ndikon negativisht.
Reformat e fundit në arsim dhe debatet që i kanë shoqëruar atë dëshmojnë për një rritje të ndërgjegjësimit të shoqërisë për problemet e arsimit dhe shkollës .
Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të gjithë sistemin arsimore dhe duket se po kulmon me ligjin për arsimin e lartë.Duke qenë se intenziteti i reformave ka qenë i madhe dhe koha e kryerjes së tyre , relativisht e shkurtër , janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika.
Është e kuptueshme që vetëm me një reformim të tillë problemet nuk mund ti zgjedhim menjëherë, ato duhet kohë dhe angazhim i mjaftueshëm nga ana e mësimdhënësve.
Reformat në arsim duhet të jenë të vazhdueshme dhe konkrete.Ato duhet të jenë të qëndrueshme , të bindshme dhe të verifikuara shkencërisht.
Fjalët kyçe: reforma, arsimi, edukimi, sistemi.

Pedagogjia dhe reformat në arsim Konteksti për zhvillim
Për të trajtuar nevojën e zhvillimit , reformimit dhe të përparimit të arsimit si dhe dimensionet e tij në shoqëri , janë marrë parasysh mendimet më të hershme. I pari është mendimi i Adam Smitit(Adam Smith),që thotë se me arsimimin krijohet pasuria që fiksohet në personalitetin e individit.Dhe mendimi i dytë është i T.V.Shulc(T.V.Schulz), i cili parashtron hipotezën se arsimi është një formë e investimit te faktori njeri.
Reformat në arsim janë proces shumë i gjërë,kompleks,përmbajtësor, madje më shumë qasje dhe që realizohet në nivele të ndryshme .Kësisoj studimi i reformave në arsim , është një segment me relevanc shkencore e profesionale për sistemin arsimore.
Reformat janë të arsyeshme dhe të domosdoshme mbase ato synojnë dhe ofrojnë ndryshime ,
përmirësime dhe transformim të sistemit arsimore , të sistemit të dijes dhe të vlerave, rritjen e cilësisë dhe efikasitetin e arsimit .
Ka reforma të mirëfillta dhe reforma sa për të thënë. Këto të dytat janë formale dhe nuk cojne përpara. Prandaj në opinion ka dy lloje mendimesh për reformat.
Së pari reformat që nuk sjellin ndryshime cilësore janë formale. Së dyti reforma po, por rrënjësore efikase, cilësore dhe prodhojnë risi e vlera.
Reformat në arsim duhet të ofrojnë zgjidhje afatgjate të problemeve arsimore , të shkollës së dijes, ajo duhet të ofrojë cilësi, koncept bashkëkohorë të arsimit, sistem modern të dijes dhe të prodhojë vlera.1
Arsyja e marrjes së inciativës për reforma (ndryshime) në arsim gati se në t gjitha vendet në bot dhe ketu tek ne ëhtë moskënaqsia nga situata aktuale e institucioneve edukativo-arsimore ndërsa rrugët e kësaj reforme apo ndryshimi janë të ndryshme varësisht nga vendi se ku realizohen ato.
Kalimi i shoqërise nga shekulli XX dhe kah shekulli XXI është karakteristikë me kalimin nga nje shoqëri industriale kah ajo pas industriale apo digjitale .Kur flasim për reformim të shkollës nga ajo tradicionale në atë bashkëkohore , patjetër që duhet të bëhet dhe riorganizimi i saj dhe atë riorganizim i brendshëm dhe i jashtëm .Për gjatë riorganizimit në realitet të reformimit të shkolls , cdo herë duhet të ekzistojë nj sistem i tërë me teza fillestare apo nismëtare në bazë të cilave duhet të realizohet ajo reformë. Ky sistem duhet të përmbajë disa pika si vijojnë :
1.Si të fillohet;
2.Si të realizohet procesi; 3.Cilat strategji të shfytëzohen; 4.Si do të dukemi;
1 http.//lajmpres.org/pedagogjia-dhe-reformat-në-arsim. 11.01.2023. 13:00 1

5.Cfarë shkollash duam;
Parametri kryesore mbi të cilin ndrtohet një arsimim bashkëkohor është raporti më kualitativ ndërmjet mësimdhënësit, nxënësit dhe prindit ,d.m.th. zhvillimi i atij trekëndshi pedagogjik , ku gjithënjë e më shumë kërkohet që nxënësi të jetë në qendër të punës në shkollë.2
Në vitin 1994 n disa institucione parashkollore në R.M. reformimi i pocesit edukativo-arsimor duke theksuar disa modele të punë s edukative arsimore.Ky model filloi të realizohet edhe në mësimin klasor në shkollat fillore të vitit shkollor 1996/1997.
Sa i përket arsimit fillor, oranizimit dhe strukturës së tij në shtator të vitit 1995 R.M. miratoi ligjin për arsimin fillor në të cilin mes tjerash thuhet:
-Arsimi fillor zgjat 8 vite dhe është i detyrueshëm për të gjithë fëmijt prej moshes 7-15 vjet. -Arsimi fillor organizohet në shkollat fillore dhe veprimtaria n shkollat fillore është me
karakter publik.
-Në shkollimin fillor nuk lejohet arsimi fetare.
-Shkolla fillore është institucion publik (shtetëror).Nuk lejohet hapja e shkollave private për arsimin fillor etj.
Reformimi i instuticioneve edukativo-arsimore filloi të bëhej edhe në vitin 1998 n R.M. me iniciativë të UNICEF –it, ku u përpilua një Strategji pr zhvillim të edukimit dhe arsimit parashkollore dhe fillore në R.M.
Detyrë themelore e edukimit dhe arsimit parashkollorë është përgaditja e fëmijëve për fillim të suksesshem në shkollat fillore. Për këtë shkak në Strategji propozohet :
-Vendosja e klasës pë rgaditore si e detyrueshme, gjegjësisht viti para shkuarjes në shkollë të bëhet i detyrueshëm për të gjithë popullatën e femijëve që vitin e ardhshëm duhet të fillojnë në shkollë.
-Përpunimi i kurikuls së integruar pr institucionet parashkollore edhe për dy vitet e para në mësimin klasor. Që d.m.th. ai model do të ishte i dedikuar për fëmijët e moshës prej 5 deri 8 vjet, në të cilën model loja do të përdoret si metodë dominuese edukativo –arsimore .
-Respektimi i të drejtave të fëmijëve dhe personalitetit të fëmijës .
-Adaptimi i ambienteve dhe pajisjeve në moshën dhe specifikat e zhvillimit të fëmijëve.
-Mbajtja e llogarisë për iniciativën e fëmijëve, kurioziteti, përdorimi i kreativitetit të fëmijës, të menduarit e pavarur etj.
-Krijimi i formave fleksibile të bashkëpunimit me prindërit dhe përfshirja e tyre në punën edukativo-arsimore me fëmijët.
-Ndryshimet në prgaditjen fillestare të edukatorëve dhe mësimdhënësve dhe institucionalizimi i përsosjes së tyre profesionale.
2 Murati.R.(2019).Demokracia në shkollë. Tetovë. 12.01.2023. 14:00 2

Reforma katalizator për konkurencën e arsimit
Cilësia është vendimtare për matjen e arsimit dhe krahasimin e një sistemi me tjetrin. Cilësia njëherësh është e rëndësishme për një arsim stabil dhe të bazuar në njohuri. Cilësia po ashtu është shumë e rëndësishme për njohjen e rezultateve dhe diplomave jashtë vendit. Pedagogjia në këtë kontekst ka rol dominant. Elementi transformues është më i gjerë dhe më i theksuar në didaktikë, në menaxhim, në kurikul dhe në metodologjinë e reformës. Gjithnjë e kanë parasysh faktin se pedagogjia s’është vetëm një ideal gnoseologjik dhe ushtrim i thjeshtë i edukimit, por është edhe një arsyetim i thellë për problemet edukativo-arsimore, një programim metodologjik i qasjeve të ndryshme të veprimtarisë edukative, një orientim për të marrë vendime të drejta dhe qëndrime praktike, është një koncept mbi zhvillimin e personalitetit, është një koncepsion orientues i veprimtarisë teorike dhe praktike të edukatorit, mësuesit.
Thjeshtë pedagogjia është edukologji dhe si e këtillë reformën në arsim e ka detyrë dhe obligim, gjithsesi të ndihmuar edhe nga psikologjia dhe sociologjia.
Reformat në arsim duhet të bëhen sipas standardeve dhe rregullave evropiane, madje të shfrytëzohen praktikat arsimore të shteteve të përparuara e me demokraci të avancuar.
Reforma duhet të përgatitet nga komisioni kompetent profesional me vision të qartë dhe mission konkret. Ka një raport të drejtë midis reformës dhe arsimit. Nuk është qëllimi që e çon reformën, por është nevoja për arsim cilësor dhe bashkëkohor që të çon te një reform domethënëse.3
3 Murati.Xh.(2019). Pedagogjia dhe zhvillimi i saj sot. Tetovë. 04.02.2023. 12:00 3

Pjesëmarrësit në reformë
Pa dyshim që reforma arsimore duhet të kontribuojë në përsosjen dhe transformimin e arsimit, të shkollës dhe procesin e nxënies. Prandaj në ndërtimin dhe projektimin e saj duhet të participojnë pesë pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë apo partner:
1) Nxënësit, sepse ata janë protagonist të saj, e mbajnë mbi vete peshën e reformës. Teknologjia e ka ndryshuar rrënjësisht rolin e nxënësit dhe të mësuarit në procesin mësimor.
2) Prindërit, sepse ata duhet t’u ndihmojnë nxënësve t’i tejkalojnë lëshimet dhe problemet e nxënësve në shkollë, të informohen për rezultatet dhe suksesin e tyre, të informohet: A shkon fëmija në shkollë? Çfarë sjellje e çfarë educate sjellë nga shkolla? A i kryen obligimet shkollore? Si e kalon kohën e lirë? A lexon, çka e sa lexon? Etj.
3) Arsimtarët sepse ata duhet të ndihmojnë nxënësit t’i tejkalojnë lëshimet, vështirësitë, të organizojnë mësimdhënie bashkëkohore, ndërvepruese me metoda të reja në drejtim të zhvillimit të tërësishëm të tyre.
4) Shkolla sepse është ambienti ku realizohen proceset reformuese, ku realizohen programet mësimore. Ajo me ambientin e saj dhe kushtet që ofron bëhet faktor i rëndësishëm i cilësisë në arsim. Shkolla sot është një institucion që synon të përgatit gjenerata të reja për të kërkuar informacionin, për të operuar dhe analizuar në mënyrë kritike.
5) Institucionet qendrore dhe lokale, sepse ato e përcjellin realizimin e reformës dhe arritjen e qëllimeve në arsim. Filozofia mbi të cilën ndërtohet sistemi arsimor rrjedh pikërisht nga këto institucione. 4
Reforma arsimore kalon nëpërmes shkollës
Reforma është udhëtim, lëvizje e vazhdueshme për ta arritur të renë e cila asnjëherë nuk na mjafton. Shpesh ndodh që të mbetemi te përshkrimi i proceseve reformuese, qofshin ato të sakta apo të gabuara. Çdo zgjidhje reformuese kërkon analizë postreformuese. Prandaj, për reformën duhet vërtetë kujdes, syçelësi dhe largpamësi, mbi të gjitha përgjegjësi kur ajo i ofrohet nxënësit. Ajo don kohë gjykim dhe përkushtim sepse gjithçka tjetër nga zgjidhjet kthehet në bumerang.
Reforma në arsim është çështje esenciale, proces i ndërlikuar që duhet të mbështetet në strategji për reforma dhe ajo duhet të ketë rekomandime të definuara mirë e të trajtohet si projekt i përbashkët i institucioneve arsimore dhe politike. Për të shqyrtuar rëndësinë e reformës kemi parasyh këto premisa:
4 Murati.Xh.(2019). Pedagogjia dhe zhvillimi i saj sot. Tetovë. 05.02.2023. 16:00 4

 Reforma e arsimit dhe e shkollës është proces kompleks, interdisiplinar dhe shumë dimensional, ajo këkron qasje serioze dhe jo aty për aty.
 Na duhet një shkollë ndryshe nga e sotmja.
 Reforma ka për synim të ndërtojë një shkollë tjetërfare.
 Sa ma shumë vëmendjë t’i kushtojmë reformës, aq më të sukseshme do të duken
pritshmëritë dhe funksioni e misioni i shkollës.
 Mësusi duhet të jetë protagonisti kryesor i reformës arsimore.5
Reformat në arsim – adaptimi i mësuesëve i vështirë
Sistemi arsimor në vendin tonë vite me radhë përjeton reformat të llojllojshme dhe bëhen eksperimente të ndryshme vazhdimisht me fëmijët. Pra, në vendin tonë provohen sisteme të ndryshme të edukimit si në arsimin fillor ashtu edhe atë të mesëm dhe të lartë.
Reformat mësimore filluan me modelin e Kembrixhit, Bolonjës, atë të Sllovenisë dhe tash në fund me sistemin e Finlandës. Sipas njohësve dhe ekspertëve të arsimit, reformat e shpeshta, modelet e ndryshme të përdorura ndër vite në vendin tonë, dhe të papërshtatshme, kanë ulur cilësinë e nivelit arsimor. Ne kemi nevojë për reformat ë brendshme që ndryshojnë metodën e mësimdhënies.
Reforma positive do të kemi ayëherë kur do të përfshihen të gjithë aktorët dhe do të ketë reforma sistematike. Problemi qëndron gjithashtu edhe te mësimdhënësit të cilët e kanë të vështirë të adaptohen me metoda të reja gati se çdo vit.
Reformat e shpeshta filluan nga viti 2007 kur u prezantua modeli arsimor nëntë vjeçar i modeluar në Slloveni. Reformat vazhduan edhe në vitin 2014 kur u fut një program arsimor i hartuar sipas modelit britanik në Universitetin e Kembrixhit. Eksperimentet vazhduan edhe me arsimin e mesëm duke future në system testimet eksterne ku pas ndryshimit të pushtetit në vitin 2017 u hoq model ii testimit ekstern.
Gjithashtu edhe në arsimin e lartë u eksperimentua me sistemin e Bolonjës, ku përmes këtij sistemi parashikohej që studentët të mund të studionin përmes metodave dhe rregullave evropiane. Por edhe kjo dëshmoi se kishte të metat e saja sepse sipas këtij modeli studentët do të merrnin provimet vetëm në mënyrë të shkruar. Ndësra kjo bie ndesh me faktin se studentëve u mungonte përgatitja e afyësive të duhura oratorike.6
5 Murati.Xh.(2019). Pedagogjia dhe zhvillimi i saj sot. Tetovë. 05.02.2023. 17:00
6 http://koha.mk/reformat-në-arsim-adaptimiimësuesveivështirë/. 12.01.2023. 21:00
5

Arsimi në këndvështrimin e reformave
Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të çdo sistemi. Përmes arsimit shoqëritë dhe kombet u transmetojnë pjesëtarëve të tyre dije, kulturën, trashëgiminë kulturore, vlerat përmes të cilave shkon përpara shoqëria.
Është edhe një nga fushat që jo vetëm i prinë shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqëndrueshmëri, përkundrazi ato shërbejnë për t’ju përshtatur sa më mirë ndryshimit të shoqërisë. Ashtu siç ka ndodhur edhe në sistemin tonë shkollor, ndryshimet e shpeshta të bëra këto 23 viteve të fundit, kanë treguar se arsimi është munduar të përshtatet sat ë mund me ndryshimet sociale, ekonomike dhe politike të vendit, por edhe ato të rajonit. Këto ndryshime duke mos qenë shumë të studiuara dhe duke qenë se janë kryer në një teren shumë pak të favorshëm nga gjendja në të cilën sistemi arsimor vjen, jo gjithmonë kanë dhënë frytet e duhura dhe shpesh janë përceptuar nga shoqëria si eksperimente.
Arsimi është një process që i hap rrugën së nesërmes së vendit dhe garanton një të sotme më të mirë. Si i tillë arsimi duhej të mbaj parasysh dy parime themelore: së pari edukimin dhe së dyti arsimimin. Të dy konceptet janë dhe duhet të jenë përcaktuara mirë. Edukimi si një process i zhvillimit të personalitetit dhe arsimimi si një process i zhvillimit mental të subjektit.
Teknologjia arsimore të krijon me mijëra mundësi për të lexuar, për të zgjedhur dhe mbi të gjitha për të shkurtuar kohën e leximit. Ndërkohë që presioni që bëhet për notat është i madh sepse diploma konsiderohet si mjet parësor për të gjetur një vend pune. Ndaj prindërit ushtrojnë presion te fëmijët për të marrë sa ma shumë nota të mira, me synim për të marrë një diplomë që është fortësisht e dëshirueshme në tregun e punës.
Koha sot kërkon një brez të mësuar, që të mendon lirisht, të tolerojnë dhe të kuptojnë aftësitë e dëshirat e veta, që të jetë i aftë të ndërtojë një model të ri, në mënyrë që të përshtatet me realitetin e tregut dhe jetës shoqërore.
Nga disa eksperimente që janë bërë nëpër botë rezulton se sa ma e madhe të jetë liria e individit në punë, aq më shumë ai do të priret të punojë me dëshirë dhe passion. Puna me dëshirë dhe passion çon në rritjen e shkallës së produktivitetit. Pas krizës globale u vu re që edhe në vendin tonë, tregjet ekzistente që mbanin gjallë ciklin e konsumit po lodheshin e po egzagjëroheshin. Shifrat që vijnë nga industria e ndërtuesëve, nga turizmi e nga shërbimet e tjera tregonin se rënia e rritjes jo vetëm që është reale dhe e ndjeshme por kishte rrezik të ishte e pakthyeshme në nivelet e mëparshme.
Që prej dhënies së liçencave private, akreditimi i tyre, duket sikur i është future një rruge që as nuk është disktutuar publikisht e politikisht dhe as kritikuar duke mos parë se ç’kosto ka.
Reformat e kryera shpesh herë e kanë gjetur të papërgatitur stafin akademik dhe nxënësit, për t’u përballur me gjithë këto ndryshime. Nëse synimi dhe arritja kryesore e kurikulës së re dhe reformës ka qenë ndryshimi i konceptimit në arsim, pra vënia në qendër e nxënësit, kjo jo nga të gjithë mësuesit është kuptuar ose është kuptuar në mënyrë sipërfaqësore. Të vendosësh nxënësin në qendër të mësimit nuk do të thotë të mjaftohesh duke përdorur disa teknika mësimdhënieje që në literaturën pedagogjike njihet si “teknika të të mësuarit më në qendër nxënësit” por duhet të ndryshohet mendësia e mësimdhënësit, duhet ndryshuar këndvështrimi.
6

Ende sot ka mësues që e shohin nxënësin si objekt dhe jo si subject. Harrojnë se tek çdo individ ka një veçori të cilën sistemi arsimor dhe vaçanarisht mësuesi duhet ta vërë në dukje. Tek nxënësit shohin problemin dhe jo zgjidhjen, nxënësit i vënë në dukje dobësitë, por jo arritjet.
Reforma e MSH (maturës shtetërore), e cila me konceptin e saj shumë bashkëkohor synoi të vinte në barazpeshë vlerat e secilit, u kthye në të kundërtën e saj si rezultat i një “pakujdesie” të vogël, keqadministrimit. Nëse kjo reform po shfaq problematikën e saj, kjo nuk do të thotë se duhet të kthehemi pas, port ë shohim shkaqet e problemeve dhe të gjejmë rrugëzgjidhje më të mira.
Problematika më e bujshme dhe më shqetësuese, sa herë që fillonte viti shkollor kishte të bënte me tekstet. Mungesa e tyre, shitja në mënyrë të paligjshme, cilësia e dobët, sasia e pamjaftueshme dhe mbi të gjitha përmbajtjet e tyre dhe ngarkesa e madhe me mangësi në aparatin pedagogjik u kthye në një problem tjetër që shoqëroi shkollën shqiptare gjatë viteve të tranzicionit.
Duke qenë se arsimi është ndër sektorët shtetëror të punësimit, politika e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të krijuar përfitime elektorale. Ndikimi i saj ka bërë që edhe një mësues i thjeshtë të mos e ndjejë veten të qetë kur çdo shtator i duhet të presë me ankth emërimet, lëvizjet, largimet apo problematikën që del nga fillimi i vitit shkollor. Mësuesi është ndoshta i vetmi profesion që ende vlerësohet sin ë komunizëm. Të gjithë të barabartë, dhe të gjithë të paguar njëlloj. Atëherë përse duhet një mësues të përpiqet për të ngritur anën e tij profesionale?
Vetëm për kënaqësi, kur për punë dhe mund të ndryshëm, lodhje dhe përgjegjësi jo të barabartë të gjithë mësuesit paguhen njëlloj, sipas një skeme që duket absurd. Skemë që ka funksionuar vetëm në socializëm për kategorizimin e mësuesvë sipas vjetërsisë kur dihet se të jeshë më i vjetër në një punë nuk do të thotë se je më i mirë.
Kjo ka bërë që të gjitha reformat, ndryshimet, zhvillimet në arsim të përcillen me indiferentizëm nga një pjesë e mësuesvë, pasi për ta mjafton të kenë një diplomë, një mik, një njohje e kështu me radhë. Ky është një factor që sot profesionin e mësuesit e kërkojnë nxënës jo shumë cilësor sepse e dijnë që me të mbaruar shkollën do të gjendet një vend ku të rrijnë rehat për gati 40 vjet të tjera. Kjo praktikë duhet ndaluar se po krijon problem serioze në arsim. Mësuesi si çdo profesionist duhet motivuar, të rritë profesionalizmin e tij, por nga ana tjetër duhet vlerësuar dhe i duhet dhënë një status i cili të mos shkelet lehtë nga erërat e ndryshme politike.7
7 http://tetovaneës.info/2018/05/këndvështrimdheraportireformavetëarsimitngaunshmnëtetovë. 13.01.2023. 15:00 7

Përfundimi
Reformat arsimore janë ndryshimet që bëhen në sistemin arsimor për të përmisuar cilësinë e arsimit dhe për të përshtatur arsimin me nevojat e ndryshmë të nxënësve dhe të tregut të punës. Reformat arsimore mund të përfshijnë ndryshime në strukturën e sistemit arsimor, në mënyrën e vlerësimit të nxënësve, në përdorimin e teknologjisë në mësim, në mënyrën e organizimit të mësimit etj.
Edukimi i reformave arsimore është proces i informimit dhe trajnimit të nxënësve, mësuesve dhe të tjerëve që janë pjesë e sistemit arsimor për ndryshimet që do të ndodhin në arsim dhe për mënyra të reja të mësimit dhe vlerësimit.
Edukimi i reformave arsimore mund të përfshijë sesione të ndryshme trajnimi, materiale mësimore të rinovuara, mbështetje teknike dhe të tjera masa që ndihmojnë nxënësit dhë mësuesit të përshtaten me ndryshimet në arsim.
Reformat arsimore janë të rëndësishme sepse ndihmojne nxënësit dhe mësuesit të kuptojnë qëllimin dhe mënyrën sesi do të ndikojnë ndryshimet në arsim, në mënyrën e tyre të mësimit dhe të punës.
Gjithashtu ato ndihmojnë nxënësit dhe mësuesit të përqafojnë ndryshimin dhe t’i përdorin ato për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të përshtatur arsimin me nevojat e tyre.
8