Kryesore

Punëtorët të cilët nuk i kanë tërhequr pagat minimale nga llogaria e tyre, afati i fundit do t’i skadojë dhe paratë do kthehen automatikisht në buxhetin e shtetit

Sipërmarrësit në Serbi do të duhet të tërheqin nga llogaritë e tyre pagën e fundit, që është pjesë e ndihmës shtetërore në luftën kundër pasojave të pandemisë Kovid-19, deri më 15 gusht, sepse pas kësaj date, shteti mbyll automatikisht llogaritë dhe kthen në buxhet të gjitha fondet e mbetura.

Pagesa minimale e ndihmesës shtetërore e raundit të tretë është bërë më 7 korrik për sipërmarrësit për më shumë se një milion punonjës. Minimumi i parë u pagua në fillim të majit, dhe i dyti në javën e parë të qershorit. Kujtojmë se shteti ka akorduar rreth 90,000 dinarë në llogaritë e punëdhënësve për secilin punonjës në tre muaj.