Publikohen pamjet tmerruese: Momenti kur 30 vjeçari bie nga teleferiku në Brezovicë
Durim Rrustemi është i riu i cili ra sot nga teleferiku në Brezovicë.
Rrustemi pësoi disa lëndime, por që gjendja et ij është jashtë rrezikut.
Sipas burimeve të Indeksonline rrëzimi i tij nga teleferiku ndodhi për shkak të mospërgatitjes profesionale dhe jo për shkak të ndonjë problemi të teleferikut.
Rastin për rrëzimin e tij e bën të ditur edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, të cilët konfirmuar se ai mori mjekimin e nevojshëm.
Portali ka siguruar edhe videon e momentit kur Durim Rrustemi bie nga teleferiku. Ai shihet teksa bie nga teleferiku drejt e në borën që gjendej poshtë tij.
Shiko : VIDEO
Brezovica vazhdon të jetë vendi më i vizituar turistik gjatë sezonit të dimrit në Kosovë, nga njërëz anembanë botës.
Padyshim se Brezovica gjithmonë do të mbetet një nga pikat kryesore dhe më të bukura për t’u parë e që nuk duhet humbur nga askush.