Pse po frikësohen serbët për atentat ndaj Putinit? Sot publikuan edhe një kërkesë!
Frika për ndonjë atentat ka bërë që shteti i Serbisë të mobilizohet për vizitën e nesërme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që do të qëndrojë në Beograd.
250 pjesëtarë të sigurimit sekret dhe mbrojtjes së afërt rusë janë akomoduar qe disa ditë në kryeqytetin serb.
Ata janë duke kontrolluar rrugën ku do të lëvizë eskorta e Putinit si dhe vendet e takimeve, ushqimet, internetin …etj.
Po ashtu, snajperistët do të vendosen në kulmet më të larta të ndërtesave si dhe ushtria do të jetë pjesë e sigurisë për njërin e parë të Rusisë, transmeton Indeksonline
Ndërsa, gjatë ditës së sotme janë shpërndarë disa njoftime për gjithë banorët e ndërtesave nga do të kalojë Putin.
“Pronarët e apartamenteve dhe qiramarrësve të ndërtesës informohen se më 17 janar, duhet të mbyllin dritaret dhe mos të dalin nga ndërtesa prej periudhës së orës 8 deri në orën 13:30”, thuhet në njoftim.
Vlen të theksohet se gjatë vizitës së presidentit rus Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masat maksimale të sigurisë, të cilat përfshijnë modifikimet e regjimit të trafikut në pjesë të caktuara të Beogradit dhe masa të posaçme në rrjedhën e lëvizjes së saj dhe në objektet për tu vizituar.