LajmeTë fundit

Kanditat konsesual Sami Salihu?

Largimi i këshilltarës Fetanete Mehmedi nga radhët e pushtetit aktual, ka lëkundur themelet e udhëheqësit të Kryetarit të Komunës Shqiprim Arifi.Sic është bërë i ditur tashmë lajmi për këshilltarën e larguar,tani më numrat e pozitës dhe opozitës janë të barabartë.Tashmë edhe i pari i Komunës nuk e ka të sigurtë jetëgjatsinë e pozitës që ka mbi supe të tij. Sipas informacioneve jozyrtare pritet që në një të ardhme të afërt të zgjidhet një Kryetar konsesual.Aktori kryesorë i kësaj drame politike mund të jetë Kryetari aktual i Kuvendit Komunal Sami Salihu.Se a do të ndodhë një gjë e tillë dhe se a do të ketë unitet për të kalur këtë krizë politike që ka kapluar Komunën e Presheves mbetet të shihet ditëve në vijim.