Lajme

PSD-ja përleshet me Policinë

Parullat drejtuar Vetëvendosjes dhe u.d. Vjosa Osmanit “Krejt dhe Drejt= Gjithë pushteti sovjetëve”, aktivitet simbolik i organizuar nga PSD-ja, nuk u lejuan që të vendosen nga policia e që kjo ka bërë që të ketë përleshje mes të dya palëve, shkruan Kosova Post.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, para medieve tha se kjo parullë, e përdorur para një shekulli përshkruan mirë domethënien e zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij, në emër të lirisë, demokracisë e zhvillimit po shkojmë drejt një autokracie me tendencë totalitare.Ai më tej tha se krejt pushteti sovjetëve ishte parullë bolshevike kundër aleatëve liberal dhe kundër institucioneve qendrore, drejt sovjetëve që ishin këshillat e punëtorëve.

Molliqaj shtoi se në ditët e para brenda sovjetëve ishte partia; pastaj sovjetët u bënë instrumente të partisë; partinë ndërkohë e merr në kontroll rrethi i ngushtë i pararojës; për t’u qendërzuar në fund në duart e një njeriu.

“I njëjtë është procesi këtu. Në emër të luftës ndaj regjimit të vjetër po na përvidhet një ‘shpëtimtar’. Ky shpëtimtar para pak kohësh ndërroi statutin partiak dhe mori kompetencat për vete; pastaj, mësynë presidencën dhe e shndërruan në zyre partie; në radhe ishte sulmi ndaj KQZ-së; pastaj erdhi slogani ‘krejt pushteti sovjetëve’ në versionin kosovar. Të gjitha për liderin suprem! Populli është një, vullneti i tij trupëzohet tek lideri suprem”, tha Molliqaj.