Të fundit

Kronikë zgjedhore/ PDSH sot vizitoi kompanitë vendore “Fluidi” dhe “Saba Bellça”

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shqiptare vizituan kompanitë më të mëdha prodhuese në Komunën e Preshevës, siç është kompania për prodhimin e pijeve natyrale dhe të gazuara me licencë ndërkombëtare “FLUIDI”, kompania për prodhimin e materialeve ndërtimore, respektivisht kubëzave të betonit dhe bazën e asfaltit “Saba Bellça” si dhe kompaninë për përpunimin e metaleve “Metal VM”.

Kontributi i këtyre kompanive për popullatën e Preshevës është i pamatshëm, ato me fushat e tyre prodhuese kanë ndihmuar në punësimin e qytetarëve tanë, kanë gjeneruar zinxhirin ekonomik për dekada me radhë, kanë ngritur ekonomin preshevare në të gjitha nivelet, kanë zhvilluar ekonomitë familjare të shumë familjeve preshevare, gjithashtu kanë qenë dhe janë të pranishëm në çdo aktivitet humanitar e solidar në çdo hapësirë të nevojshme në Preshevë e më gjerë. Ato kanë furnizuar vende të shumta në botë me materiale të ndryshme vendore kudo nëpër botë, që në njëfarë mënyre produktet e tyre kanë bartur edhe logon e këtij qyteti, me një fjalë ato janë vet Presheva dhe identiteti i jonë i vërtetë. E tërë bota shqiptare ndihet krenar për kontributin shumë dimensional të këtyre kompanive dhe u janë falënderues. Gjithashtu, Partia Demokratike Shqiptare ka falënderuar për së afërmi kompanitë në fjalë për kontributin e dhënë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, e posaçërisht në sferën e zhvillimit ekonomik.

PDSH-ja shpalosi programin e tyre për qeverisjen e ardhshme në Preshevë, posaçërisht në fushën e ekonomisë, gjithashtu kompanive në fjalë iu kërkuar partneritet në fushën e zhvillimit ekonomik, e cila mëton të jetë në dobi të qytetarit shqiptarë të Komunës së Preshevës.

Ndërkaq, Partia Demokratike Shqiptare u premtoi ndihmën e parezervë të pushtetit të ardhshëm lokal për këto kompani sidomos në aspektin administrativ dhe burokratik, me subvencionimet e nevojshme, për promovimin e më tejmë të produkteve të tilla vendore në rajon dhe botë përmes një Ekipi Profesional Promovues që do të krijohet në kuadër të administratës komunale për promovimin e potencialit tonë njerëzor, profesional, e natyrorë. Kështu, palët u akorduan për bashkëpunim të thellë në qeverisjen e ardhshme për të ngritur ekonominë e Komunës së Preshevës në nivele tjera zhvillimore.