Teknologji

PS4 Remote Play arrin në iOS, katër vjet pasi u lansua për Android

hfrytëzuesit e iPhone dhe iPad, më në fund mund ta shfrytëzojnë PS4 Remote Play në sistemin iOS, pas përditësimit që ka bërë PlayStation 4 së fundmi.

Ky format që u lansua në 2014, deri më tani ishte përshtatur vetëm për Android dhe mundësonte që konsolat e video-lojës të komandohen prej telefonave të zgjuara dhe tabletave, të bëhen lidhje me zë dhe të shkruhen tekste të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni tashmë është falas, që të shkarkohet për herë të parë përmes iTunes. Është aplikacion, që lejon të bëhet gjithçka tjetër në konsolë, që nuk është lojë, me një lehtësi shumë të madhe.

Për të pasur qasje në këtë sistem, duhet pasur llogari në PlayStation Network, lidhje me wifi, së paku iPhone 7 ose më të ri, gjeneratën e gjashtë të iPad ose më të ri, apo gjeneratën e dytë të iPad Pro, ose më të ri.

Megjithatë, nëse doni të luani lojën nëpërmjet iOS, e keni të pamundur, së paku deri në ndonjë përditësim, që mund të vijë në të ardhmen.