LajmeTë fundit

Albin Kurti flet pas takimit me Isa Mustafën

Ka përfunduar takimi në mes të liderëve të LDK-së e VV-së mirëpo, nuk është arritur marrëveshje për koalicion.

Pas takimit ka folur para mediave lideri i VV-së, Albin Kurti derisa i njëjti deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në kontakt me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

“Kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim gjerë e gjatë, përfundon takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës dhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka thënë ai.