Procedurat e evakuimit të qytetarëve të Serbisë nga vendet e jashtme
Ambasada e Serbisë në Berlin përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditura procedurat e evakuimit të qytetarëve të Serbisë, transmeton Ministria e Lajmeve.
Në lidhje me procesin e evakuimit të qytetarëve tanë dhe kthimin e tyre në Republikën e Serbisë, ju informojmë si në vijim:
1. Pas uljes së avionit në aeroportin “Nikolla Tesla”, procedurat e duhura kryhen nga inspektorët sanitar dhe oficerët e policisë. Për përpunimin e të dhënave për 150 pasagjerë, aq sa zakonisht evakuohen në një fluturim, nevojiten rreth tre orë.
Të gjitha autoritetet po bëjnë një përpjekje të madhe për të siguruar pranimin e qytetarëve tanë në situatën aktuale epidemiologjike, dhe qytetarët luten për mirëkuptim dhe durim, në mënyrë që i gjithë procesi të mund të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur.
2. Pasi të përfundon procedura sanitare, pasagjerët vijnë në një kontroll bazë kufitare, ku futen në një aplikacion special “Vetë-izolim”. Ndodh që pasagjerët të japin informacion të pasaktë në lidhje me adresën e vendbanimit të tyre, dhe kjo e ngadalëson më tej procesin. Ne kërkojmë nga të gjithë qytetarët tanë që në listën me informacionin e kërkuar, të përfshijnë
adresën e saktë në të cilën do të qëndrojnë gjatë periudhës së vetë-izolimit, për shkak të procedurave të kontrollit nga MPB-ja në lidhje me respektimin e vetë-izolimit dhe denimet e mundshme nëse ata nuk gjenden në adresën e dhënë.
3. Me hyrjen në Republikën e Serbisë, është e nevojshme respektimi i rreptë i kufizimit dhe ndalimit të lëvizjes së njerëzve nën urdhërin e Republikës së Serbisë. Urdhëri në fjalë nënkupton që lëvizja gjatë orës policore nuk është e mundur. Sipas vendimit në fuqi, lëvizja është e ndaluar për të gjithë personat nga ora 17:00 deri në orën 5 të mëngjesit, gjatë ditëve të javës, si dhe gjatë vikendeve me kufizime më të gjata varësisht nga urdhëri në fuqi, i cili po ndryshon kohë pas kohe.
4. Personat që hyjnë në Republikën e Serbisë përmes Aeroportit ‘Nikolla Tesla’ posaçërisht ata që vijnë gjatë orës policore, nuk duhet të organizojnë transport të pavarur nga aeroporti për në vendbanimin e tyre. Transporti kryhet në bashkëpunim me GSP (për territorin e qytetit të Beogradit), apo transporti jashtë Beogradit kryhet në bashkëpunim me kompaninë e transportit “Lasta”. Procedura e përmendur gjithashtu kërkon grupimin e udhëtarëve nga disa pjesë të Serbisë, dhe këtu qytetarët gjithashtu luten për durimin e tyre. Transporti i pavarur gjatë orës policore nuk është i mundur, duke përfshirë këtu edhe lënien e mëparshme të një automjeti privat në parkingun e aeroportit.
5. Për të gjithë pasagjerët që evakuohen përmes fluturimeve, është e obliguar mbajtja e një maskë mbrojtëse.