“Problemi i Kosovës do të zgjidhej lehtë po të jetonin në të 1 milion serbë”
Ministri serb për Zhvillim rajonal Мilan Kërkobabiq ka thënë sot se “problemi i Kosovës do të zgjidhej shumë thjesht – sikur sot në atë hapësirë të kishim 1 milion banorë të kombit tonë ose të kombeve të tjera”, njofton “gazeta e Beogradit “politika”.
“Po të ishte kështu, nuk do ta kishim fare atë problem”, ka thënë ai duke shtuar se Serbia ka probleme kudo me mungesë banorësh.
Kërkobabiq ka theksuar se në 1.200 vendbanime në Serbi nuk jeton asnjë banor e në 550 vendbanime jetojnë mezi nga 100 banorë.