Opinione

Problemet edukative të adoleshentëve

Adoleshenca është një periudhë shumë e rëndësishme e zhvillimit dhe rritjes së fëmijës. Ajo mbulon periudhën nga 10-11 deri në 13-14 vjet.

Koncepti i adoleshencës përfshin paraadoleshencën, adoleshencën e hershme dhe adoleshencën e mesme. 

Trupi kalon në ndryshime të jashtëzakonshme, që paraqiten shpejtë dhe krijojnë reagime tek fëmijët. 

Fillimi i saj karakterizohet nga shfaqja e  një sërë veçorish specifike, më të rëndësishmet prej të cilave janë dëshirat për të komunikuar me bashkëmoshatarët dhe sfhaqja në sjelljen e shenjave që tregojnë dëshirën për të pohuar pavarësinë dhe autonominë personale. Tradicionalisht, adoleshenca shihet si një periudhë e tjetërsimit nga të rriturit. 

Adoleshentit i intereson vetëvetja, rri para pasqyrës, bëhet mendjemadh e konsideron vetën të rëndësishëm, paraqitet kokëfortësia, dëshira për të kundërshtuar. Ata kërkojnë të jenë “unikat”, nuk njohin rregulla etj, etj…

Një adoleshent interesohet   për shumë gjëra që nuk i pëlqenin më parë. Në disa raste mund të vërehet një fenomen kompleks dhe jashtëzakonisht serioz i mungesës së plotë të interesave. Ata reagojnë ashpër ndaj ndërhyrjeve të vrazhda dhe të pamenduara, imponimit të vullnetit  të dikujt tjetër. Adoleshentët janë gjithmonë të gatshëm  të mbrojnë pikëpamjet dhe opinionet e tyre, dhe nëse nuk munden, atëherë kalojnë në një “mbrojtje të shurdhër” dhe dialogu nuk është më i mundur.

Prindi duhet ti kushtoj vëmendje të veçantë edukimit të një adoleshenti qoftë djalë apo vajzë.

Edukimi i një adoleshenti gjatë kësaj periudhe është i ndryshëm në atë që fëmijët kërkojnë të mbrojnë jetën e tyre personale nga çdo ndërhyrje.

Që të përpiqeni të kuptoni një fëmijë, duhet të filloni me dukimin e vetës. Një shembull personal dhe një përpjekje për të vënë vetën në vendin e një fëmije do të ndihmojë. Prindërit janë të detyrurar jo vetëm të jenë të durueshëm, por të jenë në gjendje të krijojnë një ndalesë të rehatshme që do të ndihmojë në gjetjen e mirëkuptimit të ndërsjelltë. Gjithçka është e rëndësishme: edukimi familjar, informacioni për hobin dhe preferencat e fëmijës, informacionet për miqtë…

Adoleshenca paraqet një fazë kritike të zhvillimit të fëmijës, që karakterizohet me shumë dukuri, por qëllimi është që ato ti tejkalojmë me sukses dhe me një edukim të mirëfilltë.

Adoleshenca është RINIA, RINIA është ardhmëria e popullit, andaj punë, edukim e përkushtim  më shumë për RININ, për ardhmërinë e popullit! 

Mevlude Hajdari