Opinione

Robelli : LDK është mirë të marrë vendim: nëse nuk ndihet rehat në këtë koalicion, le të dalë nga qeveria

LDK është mirë të marrë vendim: nëse nuk ndihet rehat në këtë koalicion, le të dalë nga qeveria. Menjëherë! Le të bëhet bashkë me PDK-në. Apo me kë të dojë! Presidentin, të dashur lëdëkëistë, e keni tuajin. Edhe budallallëqet që i keni bërë deri tash – janë tuajat. Edhe buqetat me lule që i keni shpërndarë në parlament – janë tuajt, vazhdoni t’i ujitni buqetat. Edhe takimin me Richard Grenellin në Berlin e keni dhuratë nga presidenti juaj i dashur, ju vetëm keni vrapuar dhe symbyllur keni rënë në kurth, jo për herë të parë. Nëse “miqësinë e përjetshme” me Amerikën kanë mbetur ta mbrojnë mashtruesit më të mëdhenj të LDK-së, të korruptuarit dhe ata që shiten e blihen për një palë gjyzlykë të shtrenjtë – kjo miqësi, herët apo vonë, rezulton e pavlerë. Edhe një gjë: po, kryeministri Albin Kurti duhet menjëherë ta heq tarifën doganore dhe të marrë përgjegjësi për negociatat e ardhshme me Serbinë, por Albin Kurti nuk mund t’ia këpus LDK-së lidhjet e ngushta me nëntokën parapolitike kriminale, me të cilën rehatshëm ka qeverisur me vite.