Lajme

Presidneti Thaci reagon ndaj gazetës serbe”Novosti”

Gazeta serbe novosti sot ka publikuar një shkrim dedikuar presidentit Hashim Thaci.Ne këtë artikull janë paraqitur shpifje dhe gjëra të pa vërteta lidhur me Gjykatën Speciale dhe presidentin Thaci. Më poshtë e keni reagim e plotë të z.Thaci në ka pubikuar në llogarinë e tij në Facebook,transmeton Ministria e Lajmeve.

Hashim Thaci:

Artikulli i gazetës serbe “Novosti”, ku përmendet edhe emri im si kinse i ftuar nga Dhomat e Specializuara, është i pavërtetë dhe shpifje qëllimkeqe. Nëse do të ftohesha, pa asnjë hezitim do t’i përgjigjesha ftesës, në çdo moment, si të gjithë bashkëluftëtarët tjerë. Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e dinjitetshme dhe projekti më madhor politik e ushtarak në historinë e kombit shqiptar. Krenohem me UÇK-në. HTH