Presidentja Osmani fton shqiptarēt për votim masiv në Luginë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka dërguar një mesazh shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në ditën e zgjedhjeve që po mbahen atje.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë të drejtë vote që ta shfrytëzojnë atë ngase siç thotë Osmani në zgjedhjet e sotme parlamentare, pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit.
“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative”, citohet të ketë thënë presidentja Osmani.
“Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, shtoi ajo, njoftohet nga zyra e presidencës.
Shqiptarët e Luginës garojnë këtë herë me dy lista.
Në përbërjen e kaluar parlamentare, Shaip Kamberi ka qenë përfaqësuesi i vetëm i komunitetit shqiptar.