Të fundit

Penzionistët në Serbi mund t’i shfrytëzojnë Banjat pa pagesë

Pensionistet në Serbi, pensioni i te cilëve nuk i kalon 39,850 dinarë, kanë të drejtën e rehabilitimit falas në institucionet shëndetësore-spitalore dhe sanatoriumet klimatike, në kohëzgiatje prej 10 ditësh, njoftoi fondi PIO. Vlersohet se rreth 21 mijë pensionistë, sipas konkursit të këtij viti, do të shkojnë për shërim falas.

Pensionistet mund të aplikojnë nga data 9 deri më 25 janar dhe një nga kushtet që duhet të plotesojnë është që të kenë vendbanim në territorin e Serbisë.

Të drejtën e pergjigjes në shpallje kanë të githë përfituesit e pensionit të cilët përveç pensionit deri në 39.850 dinarë, nuk kanë të ardhura tjera personale dhe që nuk kanë shfrytëzuar rehabilitimin që nga shpallja e vitit 2020. Po ashtu, mund të aplikojnë edhe pensionistët që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë përmes zbatimit të rregulloreve vendore dhe që marrin pension nga jashtë, me kusht që shuma e tyre të mos kalojë 39.850 dinare./luginaime