Presidenti ukrainas: Njerëzit në Bucha janë trajtuar më keq se kafshët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, sot ka folur gjatë vizitës së tij në Bucha, një qytet në të cilin forcat ruse akuzohen se kanë kryer masakra tek disa civilë
Përkundër vuajtjeve njerëzore atje, ai i ka thënë gazetarëve se banorët në Bucha po tregojnë njerëzi duke u përkujdesur që kafshët e pastrehë të ushqehen, raporton BBC.
Kjo është karakteristikë e njerëzve tanë, të trajtosh kafshët në mënyrën siç do të trajtoje njerëzit. Por mund të shihni përreth se çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është karakteristikë e ushtarëve rusë – të trajtosh njerëzit më keq sesa kafshët. Është gjenocid i vërtetë, ajo që keni parë sot”, ka thënë Zelensky.
Ai ka fajësuar Rusinë për zvarritje të bisedimeve për paqe në Turqi, duke thënë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën në terren.
Me çdo ditë, kur ushtria jonë po lëviz në territoret që kanë qenë të pushtuara më herët, po shihet se çfarë ka ndodhur. Ditë pas dite, ne gjejmë trupa nëpër bodrume; njerëz të torturuar, njerëz të vrarë”, ka thënë Zelensky.
Moska e ka mohuar se i ka shënjestruar civilët gjatë pushtimit.