Lajme

Presidenti Thaçi: S’ka krizë humanitare në Kosovë, është pretendim i dështuar i Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se nuk ka krizë humanitare në Kosovë.

Sipas tij, mund të ketë improvizim dhe tendenca të Serbisë për t’u paraqitur si viktimë qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Kështu është shprehur ai para gazetarëve pas konferencës “Të gjithë së bashku me një zë” të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, raporton “Koha Ditore”.

“Krizë humanitare në Kosovë nuk ka. Është shumë me rëndësi që e gjithë bota demokratike ta njohë realitetin që është në veri dhe ky pretendim i ri i Serbisë është i dështuar. Shteti i Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që ka karshi të gjithë qytetarëve të vendit në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.