Presidenti Thaçi niset për Durrës, solidarizohet me familjet e viktimave të tërmetit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u solidarizuar me familjet e viktimave të tërmetit në Shqipëri, sot është nisur për në Durrës.
Po ashtu, presidenti Thaçi do t’i vizitojë edhe trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po marrin pjesë në operacionin humanitar në përkrahje të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për sanimin e pasojave të shkaktuara nga tërmeti.
Presidenti i Republikës së Kosovës u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, që në këto momente të vështira të solidarizohen me njëri-tjetrin për ta tejkaluar fatkeqësinë dhe dhimbjen së bashku.