LajmeMaqedoni

Presidenti serb Vuçiq takohet me Bujar Osmanin: Marrëdhëniet e mira midis dy vendeve të rëndësishme për rajonin

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë zhvilluar një takim gjatë ditës në Beograd.

Kreu i shtetit serb me këtë rast ka deklaruar se marrëdhëniet e mira midis dyja vendeve janë të një rëndësie të madhe për të gjithë rajonin.

Ai e përmendi edhe “Mini -Shengenin” si një shembull të bashkëpunimit të suksesshëm për të mirën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomi.

Vuçiq theksoi gjithashtu rëndësinë e Memorandumit të nënshkruar nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që mundëson ndihmë të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sistemeve të tyre shëndetësore për trajtimin e pacientëve me COVID-19, njoftoi shërbimi për shtyp i Vuçiqit.

Ata folën edhe për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve përmes dialogut, si dhe përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën evropiane.

Osmani falënderoi për dhurimin e vaksinave, të cilat Vuçiq i dorëzoi kryeministrit maqedonas Zoran Zaev,dhe që mundësoi fillimin e vaksinimit të qytetarëve të Maqedonisë Veriore dhe, siç tha ai, zgjoi shpresë të re.

Vuçiq gjithashtu tha se Serbia mbështet integrimin evropian të Maqedonisë Veriore.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për përmirësimin e pozitës së serbëve në Maqedoninë Veriore, gjegjësisht maqedonasve në Serbi.