Lajme

Ivica Daçiq: Ata që kërkojnë sanksione ndaj Rusisë, janë kundër Serbisë

Kryetari i SPS-it, Ivica Daçiq, tha se ata që janë në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë janë kundër Serbisë.

“Meqenëse aktualisht ekziston histeria anti-ruse, nga ne pritet të vendosim sanksione kundër Rusisë. Ata që shkelën integritetin tonë territorial duan të na grindin me aleatët tonë, të cilët janë të vetmit që munden dhe do të vënë veton ndaj statusit të Kosovës”, tha Daçiq.

“Nëse janë për ruajtjen e parimit të integritetit territorial, atëherë do të ishte e logjikshme që të tërheqin njohjen e Kosovës. Por jo, nuk do të tërheqin njohjet, duan ta shtyjnë Kosovën në të gjitha institucionet e BE-së dhe e vetmja që mund t’i pengojë është Rusia”, tha Daçiq.