Lajme

Preseidenti serb Vuçiq paralajmëron se do ta vizitojë Fushë-Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u kërkoi të hënën falje serbëve të Fushë Kosovës për deklaratën e bërë ditë më parë se në atë zonë nuk banojnë serbë.

Ai paralajmëroi se do t’i vizitojë këta banorë deri në fund të verës.

Duke iu përgjigjur pyetjes së TV H1, se cila është arsyeja pse ai tha se nuk ka serbë në Fushë Kosovë, sepse kjo nuk është e vërtetë, Vuçiq tha se nuk është e vështirë për të që të kërkojë falje sa herë që bën një gabim – personalisht dhe si kryetar i shtetit./Insajderi.com