LajmeTë fundit

Pas një pauze dy vjeçare “Teatri i Preshevës” realizon shfaqen e parë

Teatrit të Preshevës iu deshën dy vjet për të krijuar një shfaqe.Duke qenë të informuar rreth problemeve të shumta, që ka kaluar Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica”, këto muajt e fundit, ishin sabotuar edhe realizimet e shfaqeve të “Teatrit të Preshevës”.

Megjithatë, regjisorja Afeida Borici dhe aktorët preshevar të Teatrit, më në fund kanë bërë të mundur që të realizojnë shfaqen e parë, kjo shfaqe do të mbahet me datë 15.04.2019, ditë e Hënë në SH.K “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Në këtë shfaqe do të luajnë aktorët:

Valom Nuhiu

Egzona Salihu

Gani Veseli

Artan Ibishi

Regjia: Afeida Borici, ass.regj Gjelbrim Emini