Lajme

Policia malazeze rrëzon pretendimet se Dritan Abazoviçi është kërcënuar

Lajmi se lajmi që liderit të lëvizjes URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç i është kërcënuar jeta, nuk konfirmohet nga policia vendase.

Drejtoria e Policisë njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare paraqiti një dokument ku thuhej se bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion të këtij organi shtetëror, nuk ka të dhëna operacionale dhe informacione që tregojnë se siguria e kryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç është e rrezikuar.

Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga mediumi “Vijesti”.

Në një konference për mediat, drejtori ekzekutiv i Koalicionit “URA”, Zoran Mikić, deklaroi se një klan mafioz ka kërcënuar me jetë Abazoviçin dhe familjen e tij duke paralajmëruar krerët e Policisë së Shtetit se do të jenë përgjegjës nëse i ndodh diçka atij.

“Nëse i ndodh diçka atij apo familjes së tij, atëherë përgjegjës do të jetë kreu i Policisë së Shtetit, Veselin Veljović”, tha Mikić në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Në anën tjetër, jo zyrtarisht nga URA bëjnë me dije se disponojnë një informacion të ngjashëm dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe një shtetas i Malit të Zi që jeton në Perëndim. /Opinion.al