Bota

Shpërthim i fuqishëm në Hagë të Holandës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Hagë të Holandës, i cili ka shkatërruar tërësisht pjesën ballore të një ndërtese si dhe ka bërë disa shtëpi përreth të pabanueshme.

Ekipet e shpëtimit kanë arrit që t’i nxjerrin nga rrënojat dy persona të cilët janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë, shkruan Euronews.

Autoritetet holandeze ende nuk e dinë numrin e personave që ndodhen brenda rrënojave.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta.