Lajme

Policia arreston kosovaren nga Austria, për shkak të dokumenteve false në Aeroportin e Prishtinës

Raportohet se policia e Kosovës ka ndaluar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ishte kthyer nga Austria, pasi kishte prezantuar leje qëndrimi austriak të falsifikuar.

Referuar njoftimit të Policisë, të martën, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është ndaluar e dyshuara (kosovare), e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /Albinfo.ch