Aksident i rëndë në rrugën Preshevë – Bujanoc, 4 persona të lënduar

Para pak çastesh neë rrugën Preshevë – Bujanoc ka ndodhur një aksident i rëndë ku pasojë i këtij aksidenti katër persona kanë përfunduar në spital.

Sipas informacioneve të para nga policia në aksident janë perfshirë një automjet modeli VW Passat dhe VW Golf 4.

Drejtuesi i passatit N.S 31 vjeç është perplasur me drejtuesin e VW Golf 4 K.V 20 vjeç dhe me te kane qene dy pasagjerë tjerë E.K 19 vjeç dhe J.A 19 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidenti dhe policia po punon deri ne zbardhjen e rastit.

Të aksidentuarit thuhet se janë në gjendje të rëndë dhe me disa lëndime trupore