Serbia fton të rinjtë nga mosha 19 deri në 30 vjet të paraqiten vullnetarisht në ushtri

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë fton të rinjtë dhe të rejat, të cilët këtë vit mbushin 19 deri në 30 vjeç, të aplikojnë për shërbimin vullnetar ushtarak për gjashtë muaj.

Të drejtën e aplikimit kanë të gjithë qytetarët e aftë për punë të vendit të cilët në vitin 2022 do të mbushin moshën 19 deri në 30 vjeç, dhe nuk kanë kryer më parë shërbimin ushtarak me armë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Aplikimi për shërbimin vullnetar ushtarak mund të dorëzohet në të gjitha degët e Postës Serbi, në portalin e qeverisjes elektronike, si dhe në qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes – ish njësitë ushtarake.

Përveç mundësisë për të zgjeruar njohuritë e tyre, për të fituar aftësi të reja dhe për t’u njohur me armët dhe pajisjet moderne ushtarake, ushtarët në shërbimin vullnetar ushtarak do të marrin një pagë mujore prej rreth 38 mijë dinarë.