Peter Handke shpallet person i padëshirueshëm në Sarajevë
Kuvendi i Kantonit të Sarajevës në seancën e sotme miratoi deklaratën me të cilën fituesi i sivjetshëm i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, është shpallur person i padëshirueshëm në këtë kanton.
Nismën e dërguan anëtarët e Partisë së Veprimit Demokratik (SDA), ndërsa deputetët kantonalë miratuan njëzëri deklaratën që dënon ndarjen e Çmimit Nobel për shkrimtarin kontravers austriak, i cili mohoi krimet e bëra kundër boshnjakëve në BeH në vitet 1990.
Deklarata thekson se faza përfundimtare e gjenocidit është pikërisht mohimi i gjenocidit, ndërsa fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi në paraqitjet e tij publike gjatë agresionit në BeH mbështeti publikisht regjimin serbomadh, të kryesuar nga i akuzuari i Hagës, Sllobodan Millosheviç.
Deputetët me deklaratën porositën se Handke as sot nuk ndryshon qëndrimet e tij, madje shkon një hap para duke paralajmëruar ardhjen e tij në BeH dhe vizitën e nënave nga Kravica dhe rrethina e Srebrenicës.