LajmeTë fundit

Zgjidhet çështja e emrave shqiptarë, regjistrimi i emrave shqiptarë do të jetë në gjuhën amtare

Në Bujanoc është prezantuar katalogu me emrat dhe mbiemrat më të zakonshëm shqiptarë. Ky katalog ka gjithsej 3134 emra shqiptarë dhe 530 mbiemra të shkruar në gjuhën shqipe dhe serbe në cirilikë.

Të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi i’u është mundësuar që emrat dhe mbiemrat e tyre të regjistrohen në mënyrë korrekte.

Projekti është realizuar falë bashkëpunimit të komunës sonë me Ambasadorin e OSBE-së të akrediatuar në Beograd z. Andrea Orizio, Trupit Koordines dhe Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale që njëherë e përgjithmone regjistrimi i emrave shqiptarë do të jetë në gjuhën amtare.