Bota

Peskov: Putini do të përdorë armët bërthamore në rast se kërcënohet Rusia!

Zëdhënisi i Kremlinit Dmitry Peskov deklaroi për multi-medialin amerikan “CNN” se Vldamir Putin do ti përdorë armët bërthamore nëse kërcenohet Rusia.

“Koncepti i sigurisë kombëtare të Rusisë parashikon përdorimin e armëve bërthamore vetëm në rast të një kërcënimi për vetë ekzistencën e saj”, theksoi Peskov.

Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin synon ta bëjë botën të dëgjojë dhe të kuptojë shqetësimet e Kremlin-it.

“Ne jemi përpjekur t’i përcjellim shqetësimet tona në botë, në Evropë, në SHBA, për disa dekada. Por askush nuk do të na dëgjonte dhe para se të ishte tepër vonë, ishte një vendim për të filluar operacionin special ushtarak për të hequr qafe anti-Rusinë që u krijua pranë kufijve tanë”, tha tutje Peskov.

Deklarata e Peskov vjen gati katër javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
Disa ditë më vonë, Putin urdhëroi forcat bërthamore ruse që të jenë në gatishmëri të lartë, duke përmendur si shkak “sanksionet agresive dhe të paligjshme” të Perëndimit kundër Rusisë.