Të fundit

Zyrtare: APN ka nominuar Argjend Bajramin kadidat për deputet në zgjedhjet parlamentare

Alternativa për Ndryshim sot zyrtarisht ka nominuar Argjend Bajramin, kanditat për deputet në zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 21 qershor në Serbi, raporton Ministria Lajmeve.

Bajrami i cili me shumicë votash mori besimin e kryesisë së APN’s, tani i bashkangjitet listës së përbashkët të partive politike shqiptare “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”. Para disa muajve me iniciativë të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakajt u arrit marrëveshja për unifikim të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Bajrami sipas marrëveshjes të akorduar në koordinim me z.Cakaj do të radhitet i dyti në këtë listë si kandidat nga radhët e APN’s, ndërsa siç edhe kemi raportuar pasa disa javëve PVD nominoi Shaip Kamberin kadidat për deputet, i cili është përckatuar të jëtë i prijës në listën unifikuese të shqiptarëve.