Lajme

Kurti i përgjigjet Vuçiqit: Ose po bisedojmë për marrëveshje, ose…!

Kryeministri Albin Kurti, teksa ka folur për zgjejdhet serbe te 3 prillit, shefi i Qeverise se Republikes se Kosoves tha se:

Serbia po tregohet destruktive në shumë dimensione teksa dëshiron që këtë çështje (zgjedhjet serbe në Kosovë) ta kryej me shkëmbim letrash mes ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës, që i bie praktikisht të kthehemi te qershori i vitit 2020.

Së pari, regjistrave civil të cilave ajo u referohet për votimin në Kosovë nuk janë regjistra të Kosovës por janë regjistra civil të Serbisë ku qytetari i Graçanicës konsiderohet qytetarë i Graçanicës në Serbi, dhe, strukturat ilegale të komunave paralele e bëjnë evidentimin, regjistrimin, dhe mundësojnë votimin e qytetarëve serb. Pra, OSBE-ja i mbledhë kutitë mirëpo regjistrat civil nuk janë të OSBE-së, janë të tyre.

Së dyti, teksa ne po bisedojmë në vazhdimësi në terren strukturat ilegale emëronin nëpër mbledhje (prej informacioneve që na vinin) kryetarët e komisioneve zgjedhore. Nuk mundesh edhe të bisedosh me mua edhe të punosh në terren. Ose po bisedojmë për marrëveshje e lej këto struktura ilegale, ose vazhdo me struktura ilegale por ky dialog është farsë. Nuk kam dashur asnjëherë që dialogu të jetë farsë.