Sporti

Peshëngritësi shqiptar Briken Çalja shpallet kampion bote

Peshëngritesi i njohur shqiptar, Briken Çalja, është shpallur kampion bote në peshën deri 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes që po zhvillohet në Uzbekistan.

Peshëngritësi shqiptar mposhti kundërshtarin nga Tajlanda, duke u stolisur kështu me medaljen e artë.

Në kategori të njëjtë garoi peshëngritësi tjetër shqiptar Erkand Qerimaj, i cili u rendit i katërti në stilin e shkëputjes.