Të fundit

Ish-shefi i kabinetit Visar Mehmeti, akuzon PVD-në për kallëzim penal ndaj Shqiprim Arifit

Ish shefi i kabinetit të Shqiprim Arifit, Visar Mehmeti ka reaguar në lidhje me thirrjen nga Prokuria Publike e Serbisë, konkretisht nga Departamenti Special për Antikorrupcion dërguar Arifit, përcjell Ministria e Lajmeve

Mehmeti akuzon Partinë për Veprim Demokratik në lidhje me këtë ngjarje.

“Në kallëzimin penal, PVD në mënyrë “anonime” është shprehur se, Shqiprim Arifi gjat kësaj kohe ka vizituar Tiranën për çështje private dhe e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.”- ka shkuar ish shefi i kabinetit të Arifit.

Më posht mund ta lexoni shkrimin e plotë p ndërhyrje :

Në shkresën më poshtë, mund të shihni një thirrje nga Prokuroria e Lartë e Shtetit, dërguar kryetarit Shqiprim Arifi.

Deri këtu gjithçka është e rëndomtë dhe aspak e çuditshme për ne, duke e ditur se kemi një parti që tradicionalisht është marrë dhe vazhdon të merret me letra anonime për njerëz të caktuar drejtuar organeve shtetërore, e që kjo parti është Partia për Veprim Demokratik.

Kjo parti të cilën e udheheq në Preshevë kryetarja aktuale e komunës së Preshevës, ka shkuar aq larg sa ka bërë Kallëzim Penal, edhe atë jo në Prokurorinë Themelore, por kësaj here në Prokurorinë e Lartë të Shtetit, për një udhëtim zyrtar të kryetarit Shqiprim Arifi, të zhvilluar në Tiranë, në Nëntor të vitit 2016, kur është bërë themelimi i Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon (UBSHR), e ku Presheva ka qenë bashkëthemeluese e kësaj organizate.

Në kallëzimin penal, PVD në mënyrë “anonime” është shprehur se, Shqiprim Arifi gjat kësaj kohe ka vizituar Tiranën për çështje private dhe e ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtare.

Për këtë akt qyqar, të ulët dhe absurd, janë njoftuar edhe të gjithë anëtarët e UBSHR-së, për t’i vënë në dijeni se me cfarë partneri aktualisht kanë të bëjnë sa i përket bashkëpunimit me UBSHR.

P.S. Të bashkangjitur keni edhe foton e themelimit të UBSHR-se në Nëntor të 2016.