Përvjetori i rënies heroike të “Komandant MIRATOCËS”
Artan Abazi, djali i Arif Abazit nga fshati Miratoc- Komuna e Presheves kishte lindur per te bere histori.
Ajo fillon pikerisht kur ai ne moshe shume te re u rradhit si luftetar i UÇPMB-së. Ishte i ri, por kishte mar guximin te dal perball armikut te kahmotshem dhe shume me mire te pergatitur ushtarakisht. Mirpo, kur rrjedh nga nje familje qe rrit djem, duke trajnuar moralisht qe trimeria ndaj armikut duhet te triumfoje gjithnje ndaj frikes nga cilido armik qofte eshte kusht kryesor qe fillon nje rruge jo te lehte, te udhetosh i qete edhe nese rreziku i vdekjes eshte i pashmangshem.
Ai nuk e kishte frike, sepse me vendimin e marre, gjakun edhe sa ishte me jete ia pat falur atdheut.
Kjo, nuk ishte e rastesishme sepse Baci Arif, babai i deshmorit, nga nje rrefim qe e kam degjuar nga ai thote se krenaria e renies se Artanit si deshmori i pare, ishte motiv qe pengonte dhembjen per humbjen e te birit.
Bile bile, ai shpesh shprehej se shqiptaret gjithmone kane djem per te dhene per komb, nese e kane edhe nje te vetem.
Ishte dite e hene, 18 shkurt 2001, 18 vjet nga sot, ku nje grumbull i shokeve degjuam ne klase lajmin mbi vdekjen e bashkfshatarit tane.
Pertej dhembjes, kishte mburrje, qe nje i ri i fshatit kaloi kufirin e frikes dhe u flijua per komb.
Artani-“Komandant MIRATOCA”, me kete rast edhe u be udherrefyes i luftes se UÇPMB-së.
Me gjithe lutjes nga shoket e tij se nuk ishte gjendja te dal ne detyre, pasi armiku ishte shume afer dhe i eger, ai nuk pranoi dhe duke kryer sherbimin, qe i kushtoi me jete.
Nuk ishte tragjike sepse nga rradhitja e tij si luftetar ai renien per atdhe e donte me shume sesa jeten ne roberi.
Pikerisht edhe kjo e beri qe ai te mos degjoj shoket dhe me rrezikun me te madh te tentoj ta perfundoj sherbimin, qe fatkeqesisht i kushtoi me jete, jete te cilen donte me cdo kusht t’ia fal atdheut.
Nga emri i muajit te renies ai jetoi shkurte. Por kur ne jete njeriu le vepra qe i takojne historise kombetare shqiptare, atehere pavaresisht kohes sa ke jetuar mbetesh i gjalle perjetesisht. Me kete rast ai edhe u be pjese e pashlyeshme e historise sone kometare.
Per ne brezat e rij u be simbol motivi atdhedashurie e kohes, jo shkronja per heroj te mehershem ne librat e historise, trasnemeton Ministria e Lajmeve.