Përseri Spanja heq flamurin e Kosovës, në Botërorin e hendbollit
Spanja ka hequr flamurin e Kosovës në transmetimin direkt të ndeshjes debutuese të saj në Botërorin e hendbollit.
Kosova U21 ka debutuar në Grupin C me Kroacinë, ndërsa Spanja si organizatore e botërorit dhe shtet që nuk e njeh Kosovën si shtet, ka hequr flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë nga transmetimi zyrtar i ndeshjes.
Spanja kishte prezantuar Kosovën në short me flamur të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit. Pas kësaj kishte pasur reagime nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe nga IHF-ja, që kishte paralajmëruar se Spanjës mund t’i merret e drejta e organizimit nëse nuk respekton simbolet e Kosovës.
Teksa në transmetim direkt të ndeshjes nuk është shfaqur flamuri i Kosovës, në fillim të ndeshjes ceremonia ishte e rregullt me flamur e me himn shtetëror.