Përsëri shtrenjtohen derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut
Komisioni Rregullator i Energjetikës ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, transmeton Alsat.
Çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98 do të rritet për dy denarë, ndërsa çmimi i dizelit do të shtrenjtohet pët 2.5 denarë.

Lista e çmimeve të reja:
-Eurosuper BS-95: 75,5 denarë për litër.
-Eurosuper BS-98: 77,5 denarë për litër.
-Eurodizeli: 67.5 denarë për litër.
Çmimet e derivateve do të hyj në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme.