Kryesore

Nga sot në Preshevë, fillon vaksnimi kundër gripit sezonal

Vaksinimi kundëer gripit sezonal fillon nga sot në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Aktualisht, 760 doza ka pranuar shërbimi i vaksinimit të cilat janë gati për qytetarët e komunës së Preshevës, transmeton Ministria e Lajmeve.

Personi që do të vaksinohet duhet së pari të bëjë kontrollimin tek mjkeu i zgjedhur, e pastaj nga vlerësimi i mjekut të zgjedhur ai mund të ketë të drejtën e vaksinimit kundër gripit sezonal.

Pas marrjes së vaksinës nevojiten tre javë së paku që të fitojmë imunitetin, prandaj është koha e duhur për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal deri ne fund të muajit tetor, më së voni der në fillim të muajit nëntor, për arsye se virusi i gripit sezonal është aktiv që në fillim të dhjetorit.