Përse duhet t’i keni miq kolegët e punës
Nga motivimi, tek këshillat ka disa arsye përse është më mirë që kolegët e punës ti keni miq.
Motivimi
Nëse punojmë në një mjedis pozitiv dhe miqësor, ku ndihemi mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, sigurisht që jemi më të motivuar dhe më të përqëndruar në punë.
Produktiviteti
Një studim arriti në përfundimin se të paturit miq në punë rrit produktivitetin me pothuajse 43%.
Këshillat
Kritikat, të bëra për një qëllim të mirë, janë të rëndësishme në vendin e punës. Nëse ata janë më me përvojë se ju, do të përmirësoni performancën.
Marrëdhënia
Njerëzit kalojnë me kolegët e punës mesataraisht 6-8 orë në ditë, çka do të thotë se ata janë aty në ditë të mira dhe të këqija. Situatat e lumturisë, por edhe problematike si përballimi i stresit gjatë orarit të punës, janë faktorë që ndikojnë në një mënyrë ose në një tjetër në raportin tuaj. Kolegët e punës ju njohin më shumë se ç’mendoni.
Rutina
Ata kanë të njëjtën rutinë si ju, që do të thotë se i dinë përpjekjet dhe “betejat” tuaja. Kështu që ndonjëherë askush nuk ju kupton më mirë sesa një koleg./opinion.al