Lajme

Kurti i bëri një kërkesë Serbisë në Samitin e Londrës

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka bërë të ditur se Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar reciprocitet dhe njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë se përmirësimi i tregtisë rajonale është thelbësor për sigurinë në rajon.

Kryeministrja e Serbisë edhe pse e kishte afër Albin Kurtin ajo ka publikuar një foto nga ka samit, ku Kryeministri i Kosovës nuk shihet në foto!

https://twitter.com/serbianpm/status/1231892499834294272?s=21