Lajme

“Përqafimi për të cilin kisha nevojë sot”- Vlora Çitaku falënderon Gent Cakajn

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj janë takuar pas një vizite që ky i fundit kishte në Uashington.

Që të dy kanë publikuar foto nga takimi i tyre i përbashkët, derisa Vlora Çitaku ka falënderuar Gent Cakajn për gjithçka që po bën.

Përqafimi për të cilin kisha nevojë sot! Faleminderit @CakajGent për gjithçka po bën!”, ka shkruar Çitaku përbri fotos së publikuar.
Këtë foto e ka shpërndarë edhe ministri Cakaj. “Me Vlorën e Kosovës në Uashington
!”- ka shkruar ai.