Lajme

Familja e Oliver Ivanoviqit kërkon të mos përdoret emri i tij në listat zgjedhore

Familja e Oliver Ivanoviqit i është drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës me kërkesën që emri i politikanit të vrarë (16 janar 2018) të mos përdoret si emër në listat zgjedhore, ka njoftuar nipi i tij, Aleksandar Ivanoviq.

Me rastin e vendimit të Ksenija Bozhoviqit, nënkryetare e partisë GI SDP (Iniciativa Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia) të Oliver Ivanoviqit, që të mbështesë Listën Serbe në zgjedhjet e paralajmëruara parlamentare të Kosovës, ka reaguar nipi (djali i vëllait) i politikanit të vrarë, Aleksandi, i cili ka bërë me dije se familja Ivanoviq i është drejtuar KQZ-së në Prishtinë, transmeton Koha.net raportimin e KIM Radio.

“Jemi absolutisht kundër përdorimit eventual të emrit të Oliver Ivanoviqit në emërtimin e listave zgjedhore. Detyrë jona është të mbrojmë parimet e vlerat për të cilat ka luftuar OLiver Ivanoviqi, për ç’arsye në fund e pagoi me jetë”, ka shkruar Aleksandar Ivanoviq në twitter.

rikujton se partia e të ndjerit Oliver Ivcanoviq – GI SDP ka mbështetur kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 6 tetor. Ndërkohë, dy asamblistë të kësaj partie në Kuvendin e Mitrovicës Veriore reaguan kundër vendimit të nënkryetares Ksenija Bozhoviq për t’iu bashkua Listës Serbe, duke e quajtur vendimin në kundërshtim me idealet e Oliver Ivanoviqit të vrarë, dhe që mjegullon kapjen e vrasësve të tij.