“Perplasje” brenda Listes Serbe ne Presheve
Pas themelimit te deges se partise serbe te Velimir Ilicit “Srbija e Re” (Nova Srbija) ne krye me Ljubisa Tosic nga Presheva, sic edhe kishim paralajmruar me heret, vazhdojne “perplasjet” mes antareve te Listes Serbe te Aleksandar Vucic ne Presheve.
Ndonese deri sot, ato nuk ishin te njohura per opinionin publik dhe me gjere, burimet tona ka kohe qe theksojne, per probleme te brendeshme ne Listen Serbe te kryesuar nga Branko Trajkovic i Partise Perparimtare.
Debatet e ashpra brenda Listes, sikur dhe antaret e shumte te “Srbija e Re” tashme nuk po pajtohen me politiken qe po ndjek SNS’i ne Presheve, ndaj dhe debati i brendeshem, i cili deri sot mbahej fshehur tashme ka filluar te dale ne publik.Reagimet e hapura te aktereve serb, kundershtar te Listes Serbe kane bere qe zevendes kryetari i kuvendit, njeherit bartesi i Listes Serbe Branko Trajkovic te komentoj neper portale informative serbe.
Me pare, informuam se anataret e “LS” ishin pare ne protestat “antiVucic” ne Vranje, deri sa edhe vete z.Trajkovic nuk u lejua te jete pjese e takimit te Presidentit Vucic ne lokalin “Levko” qe beri gjate vizites ne qytetin e Bujanocit.
Pas situates alarmante qe eshte krijuar, ka pasur perfshirje edhe te Dragan Stevanovic- Boskes,”tutorit” te Listes Serbe ne Presheve, por sipas antareve te LS, qe duan te jene anonim, per Ministrin e Lajmeve kane thene se, Kosova dhe protestat antiqeveritare ne Serbi, po ndajne Listen Srbe.