Përmbarimi shkon t’u shembë shtëpinë, familja i vë flakën(foto)
Për të tërhequr vëmendjen disa familje trualli i shtëpisë së të cilave iu kthye pronarëve, ka djegur shtëpinë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për shkak se mes përmbaruesve privatë dhe pronarëve nga një anë dhe pronarët e shtëpisë nga ata tjetër mund të niste një përleshje.
Ndërtesa, e cila ndodhet pranë ArTurbina ka qenë objekt i disa gjyqeve dhe në fund Gjykata i dha të drejtën ish-pronareve.
Por pronarët e ndërtesës kanë pretendime.
Situata është rënduar ndërsa policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në konflikt, teksa kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit që ka shuar flakët.
