Përleshje mes protestuesve dhe policisë serbe në afërsi të Jarinjës
Protestuesit kanë arritur të kalojnë grupin e parë të policëve serbë që po kontrollonin turmën.
U afruan te pika kufitare, ku po priste grupi tjetër i policëve.
Ka pasur arrestime në mesin e protestuesve, ndërsa edhe përleshje.
Damjan Knezheviq, njeri i afërt me grupin paramilitar rus, Wagner, është në vijën kryesore të protestës. Protestuesit u ka bërë thirrje policëve “të futen në Kosovë”, ndërsa ka pasur edhe sharje për “NATO-n”, në drejtim të trupave të KFOR-it që kanë shtuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë.
Protestuesit po kërkojnë lirimin e të arrestuarit nga policia serbe