Të fundit

Nagip Arifi priti delegacionin e KBI-së të Bujanocit

Kryesia e Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit në krye me kryetarin Ragmi Destani, dje u prit në një takim nga kryetari i komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi në zyrën e tij.

Takimi ishte për fund të vitit, dhe diskutim i disa çështjeve. Gjithashtu, ishte mirënjohje dhe falënderim kryetarit të komunës për bashkëpunimin e frytshëm mes komunës së Bujanocit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame.

Në fund të takimit, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit Ragmi ef. Destani i ndau mirënjohje z. Arifit, në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e tij dhe të komunës për Këshillin e Bashkësisë Islame.